Gjermania shtrëngon masat për ata që nuk janë vaksinuar

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 10:32
 Gjermania shtrëngon masat për ata që nuk janë vaksinuar

Gjermania ka shtrënguar masat në kohën e pandemisë, duke i thënë stop testeve falas për të pavaksinuarit.

Është ky njoftimi i ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, që zgjedh një linjë të ashpër kundër atyre që refuzojnë dozat anti-Covid dhe synon të ndalojë mbulimin e kostove të testeve të shpejta kundër Covid-19 për ta.

Sipas Bild, kjo do të ndodhë kur të gjithë të kenë mundësi të vaksinohen me përforcuesin e dytë, domethënë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.

Ndryshimi i ritmit do të shërbente për nxitjen e vaksinimeve. Që nga marsi, qytetarët gjermanë dhe banorët e Gjermanisë kanë mundur të marrin teste të shpejta të koronavirusit në farmaci dhe qendra speciale në të gjithë vendin.

(Kosova Sot Online)