Aksident në rrugën Deçan-Gjakovë, përfundon në ara vetura e Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 10:40
 Aksident në rrugën Deçan-Gjakovë, përfundon në ara vetura e Policisë së Kosovës

Mëngjesin e sotëm, konkretisht rreth orës 08:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy veturave. Një veturë civile dhe tjetra e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjëkësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Në orën 08:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë. Dy vetura janë aksidentuar, njëra e policisë e tjetra civile. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot Online)