Qytetarët duhet rivlerësuar dhe ndëshkuar ashpër lypësit mashtrues të votave

Qytetarët duhet rivlerësuar dhe ndëshkuar ashpër lypësit mashtrues të votave
Qytetarët duhet rivlerësuar dhe ndëshkuar ashpër lypësit mashtrues të votave

Blerim Burjani

  • 02 August 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Nëse në raste të caktuara, opozita qëllimisht e prodhon krizën e mungesës së votave të mjaftueshme, duhet të jetë e kujdesshme pozita, deputetët e mazhorancës në qeverisje të vendit që ka përgjegjësi, që së pakut ata të jenë të rregullt dhe numër të plotë, të mjaftueshëm për të marr vendime, ata duhet të jenë gjithmonë dhe shumë të organizuar. Për këta muaj që kaluan të sesionit pranveror, po shihet që kemi përsëri një legjislaturë të brishtë të Kuvendit të Kosovës, sepse dështimi i votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, është një papërgjegjësi serioze e pozitës dhe opozitës.

-Deputet po i mungojnë jo vetëm opozitës, por edhe të pozitës jo rrallë, dhe jo rrallë disa vendime të rëndësishme janë duke u bllokuar nga mungesa e deputetëve pozita dhe opozita, për shkak të ikjes nga seancat. Jo rrallë janë shtyrë seancat për shkak mungese të kuorumit por prapë nuk ka pasur efekt. Pra ka edhe te kjo legjislaturë vazhdim të sjelljes së papërgjegjësisë, sepse deputet pa dallim duhet të jenë në sallë, sikur pozita edhe opozita, ata duhet të jenë atu funksionon institucioni i thirrur për ta marr vendime vendime, që është Kuvendi i zgjedhur me votën e qytetarit, për interesin e qytetarit, por jo të mungojnë, të dështojnë vendimet serioze dhe pastaj të dalin e të bëjnë teatër, pozita dhe opozita, duke fajësuar atë apo këtë grup politik të përfaqësuar në Kuvend.

Lypsët e votave e kanë kryer punën e vetë, i kanë marr votat dhe e kanë punësuar veten. Të papunët që janë shumica mbi 95% e arritën qëllimin. Pas pozitës së Kryeministrit, dikush u bë zv. kryeministër , e dikush ministër , dikush zëvendësministër, e tash ka kohë mjaft për të zgjedhur problemet e qytetareve për çka nuk po mërziten shumë, po i neglizhojnë pa fund ato. mendoj se rendi nuk është këtu me u marr seriozisht me qytetarin. Edhe pas 14 shkurtit qytetarët nuk kanë më asnjë rol. Qytetarët i dhanë votat dhe i punësuan të papunët, e tash kohë ka sa të duash! Pse qytetaret po vuajnë, ata duhet të mendojnë dhe analizojnë mirë sepse vetë ia kanë pru vuajtën vetit me votat e tyre, duke zgjedhur në parlament një përbërje deputetësh prej një skene përfituese politike, në skenën tjetër përfituese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".