Deputetja e PDK-së paralajmëron padi për burrin e Vjosa Osmanit: Më ka kërcënuar

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 10:52
 Deputetja e PDK-së paralajmëron padi për burrin e Vjosa Osmanit: Më ka kërcënuar

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka kërcënuar.

Zejnullahu ka paralajmëruar padi ndaj burrit të presidentes.

“Do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj séance”, tha Zejnullahu.

“I njejti në mënyrë të pashpejgueshme ka veshur uniformën e FSK-së, andaj ju drejtohem me një pyetje ministrit të mbrojtjes, nëse edhe ai ka marrë kërcënim nga burri i presidentes”, shtoi e njejta.

“Në letrën kërcënuese, burri i presidentes mundohet të fshehë të vërtetën, duke thënë se vendi ku ndodhet shtëpia e tij është vetëm një vend punishte.

Ai në letrën kërcënuese shkon aq larg sa që etiketon edhe mdiat që kanë publikuar fjalimin tim, si Gazetën Express dhe Gazetën Insajderi, duke i përmendur me emra”, tha ajo

Në seancën e kaluar deputetja e PDK-së, kishte publikuar disa shifra duke thënë se Vjosa Osmani dhe burri i saj po marrin mijëra euro nga buxheti i shtetit.

(Kosova Sot Online)