Zjarri kaplon pyjet në Shtime, Suharekë dhe Prizren

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 11:16
 Zjarri kaplon pyjet në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur shpërthime zjarri në fshatrat e Prizrenit, Suharekës dhe Shtimes.

Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportohet se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar në lokalizimin e zjarrit.

Kurse, në fshatin Studencan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka duke punuar për të shuar zjarrin.

Shpërthim zjarri dje kishte edhe në fshatin Pllanjane të Prizrenit, ku është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri shkurret dhe pishat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar për  të shuar zjarrin.

(Kosova Sot Online)