Mitrovicasi dhe mërgimtari nga Shkupi ua shpëtojnë jetën tri grave në Ulqin

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 17:59
Mitrovicasi dhe mërgimtari nga Shkupi ua shpëtojnë jetën tri grave në Ulqin

Sot pushuesit e plazhit Europa në Ulqin kanë dëshmuar një gjest fantastik nga një mitrovicas dhe një shkupjan.

Tri gra të cilat desh u mbytën në det, shpëtuan falë intervenimit që bënë Gani Gërxhaliu nga Mitrovica dhe Gjemajl Selimi, mërgimtar nga Shkupi.

Rastin e rrëfeu vetë Gërxhaliu, i cili tha se shpreson që veprimi i tyre sot, të motivojë të tjerët të intervenojnë kur në pyetje është jeta e njeriut.


(Kosova Sot Online)