Ofroi lokale për prostitucion, policia në Gjilan arreston të dyshuarin që ishte në arrati nga viti 2018

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 18:29
Ofroi lokale për prostitucion, policia në Gjilan arreston të dyshuarin që ishte në arrati nga viti 2018

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan, përmes rrugëve operative ka siguruar informata relevante për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale (M. Sh.), i cili që nga viti 2018 ka qenë në arrati

Për personin e dyshuar, Policia e Kosovës në vitin 2018 gjatë hetimit të rastit ka siguruar prova të besueshme tek të cilat ka mbështetur dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” , mirëpo që nga ajo kohë e deri më tani i dyshuari ka qenë i pakapshëm për organet e ndjekjes penale.

Pas arrestimit i dyshuari i lartcekur është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend si dhe veprave penale në përgjithësi dhe po ashtu ndërmarrjen e veprimeve efikase operacionale për identifikimin, arrestimin dhe sjelljen e personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme para organeve të drejtësisë”, thuhet nga policia.

(Kosova Sot Online)