Motoçikleta godet këmbësorin në ‘zebra’ në Prishtinë

  • A.P /
  • 02 August 2021 - 20:54
Motoçikleta godet këmbësorin në ‘zebra’ në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në lagjen Dardania të Prishtinës, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësor në ‘zebra'.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Ilaz Kodra”, ndërsa viktima, ka pësuar lëndime të lehta.

Me këtë rast viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. 

(Kosova Sot Online)