​Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot nga ora 10:00

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 08:12
 ​Seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti vazhdon sot nga ora 10:00

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku diskutohet për 100 ditët e para të Qeverisë Kurti 2 do të vazhdojë sot.

Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare u ndërpre dje për të vazhduar sot punimet në orën 10:00.

Opozita ka pasur kritika për mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe disa nga ministrat në seancën e djeshme.

Kurti tha para deputetëve se brenda tre muajve të parë të qeverisjes, janë marrë 144 vendime, ndërsa ka përmendur edhe reformat që ka ndërmarrë kjo qeveri.

Kryeministri ka përmendur edhe aksionet dhe bastisjes e Policisë së Kosovës si arritje të qeverisë së tij, me ç’rast ka deklaruar se kanë shkatërruar tetë grupe kriminale ndërsa kanë konfiskuar 400 kilogram kokainë.

(Kosova Sot Online)