Lexoni edhe:
Njihuni me gruan që ka gojën më të madhe në botë
Flakët kanë pushtuar provincat e Turqisë duke shkaktuar panik tek banorët dhe tek pushuesit e huaj.
Në pamje duket momenti teksa disa persona largohen nga Bodrumi me anë të skafeve për shkak se zjarret kanë pushtuar të gjithë vendin.
Njihuni me gruan që ka gojën më të madhe në botë Lexoni edhe:
Videoja e postuar nga The Guardian, tregon banorë të shumtë që hipin në skaf dhe largohen nga vendi, duke lënë pas çdo gjë.
Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë të djegin ende.
Deri më tani raportohen për 8 të vdekur, ndërsa hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët e banorët janë evakuuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët.
(Kosova Sot Online)