Zjarri i afrohet shumë një qyteti në Maqedoninë Veriore

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 10:24
Zjarri i afrohet shumë një qyteti në Maqedoninë Veriore

Në kohën kur Ballkani është përfshirë nga temperaturat shumë të larta, nga zjarret është prekur edhe një qytet në Maqedoninë Veriore.

Kochani, qytet në lindje të Maqedonisë Veriore, u rrezikua nga një zjarr masiv që iu afrua shumë shtëpive, pasi po përhapej me shpejtësi në një pyll afër vendbanimit.

Sipas parashikimit të meteorologëve, ky qytet do të vazhdojë të përballet me mot të nxehtë edhe ditëve të ardhshme. Temperatura maksimale pritet të arrijë në 38 gradë.

Ndryshe, me zjarre po përballen edhe shtetet fqinje të Maqedonisë Veriore – Kosova, Shqipëria e Greqia. Zjarre masive në natyrë janë përhapur edhe në Turqi e Itali.

(Kosova Sot Online)