Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 11:25
 Policia në Skenderaj arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Stacioni Policor në Skenderaj, sot ka realizuar urdhëresën e gjyjatës ku në njërin nga fshatrat e Komunës së Skenderajt pas identifikimit, zyrtarët policor kanë arrestuar të dyshuarin Z.V, shtetas i Republikës së Kosovës.

Z.V., ishte në kërkim me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata  kompetente për veprën penale ’’Grabitje’’.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës  i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)