Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar! Çfarë ndodhi me pasurinë marramendëse të ish-çiftit?

  • G.G /
  • 03 August 2021 - 11:30
Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda Gates janë zyrtarisht të divorcuar! Çfarë ndodhi me pasurinë marramendëse të ish-çiftit?

Bill Gates dhe Melinda French, bashkëthemeluesit e një prej fondacioneve bamirëse më të mëdha në botë, janë zyrtarisht të divorcuar pas 27 vitesh martesë!

Procesi i divorcit u  finalizua të hënën, ndërkohë kërkesa për t’u ndarë ishte bërë më 3 maj të këtij viti, shkruan “The Guardian”. Ndonëse bënë kërkesë për divorc, ish-çifti vendosën të vazhdonin të punonin së bashku.

Gates thaë n atë kohë se kishin arritur një marrëveshje se si të ndanin pasuritë e tyre. Asnjë detaj i asaj marrëveshjeje nuk u zbulua në seancën gjyqësore të hënën në Gjykatën King, në Seattle. Gjykata u shpreh se çifti duhet të respektojë kushtet e kontratës së kontratës, e cila nuk u paraqit në gjykatë.

Fondacioni “Bill and Melinda Gates” me bazë në Seattle është kthyer në një nga forcat më të mëdha e me ndikim në shëndetin publik global, duke shpenzuar më shumë se 50 miliardë dollar gjatë dy dekadave të fundit për të sjellë një qasje në biznesi në luftën kundër varfërisë dhe sëmundjeve. Vitin e kaluar, fondacioni mori 1.75 miliardë dollarë për lehtësimin e situatës nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)