KRU “Prishtina”: Mos përdorni ujin e pijshëm për t'i larë veturat

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 12:11
KRU “Prishtina”: Mos përdorni ujin e pijshëm për t'i larë veturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje që konsumatorët të jenë më të kujdesshëm sa i përket shfrytëzimit të ujit.

Ata kanë renditur disa kërkesa direkte që ndikojnë në furnizimin me ujë në këto ditë të nxehta:

– Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

– Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

– Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytete e fshatra,

– Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

– Mos harroni të mbyllni rubinetin përgjatë procesit të larjes së fytyrës dhe dhëmbëve,

– Mos ujisni kopshtet dhe arat me ujin e pijshëm,

KRU “Prishtina” i bën thirrje qytetarëve të raportojnë keqpërdorimin e ujit në numrin e telefonit, pa pagesë 0800 90009.

(Kosova Sot Online)