Shpend Ahmeti të hetohet nga Prokuroria dhe të arrestohet urgjentisht!

Shpend Ahmeti të hetohet nga Prokuroria dhe të arrestohet urgjentisht!
Shpend Ahmeti të hetohet nga Prokuroria dhe të arrestohet urgjentisht!

Dardan Grapci

  • 03 August 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Raporti i ZAP-it ia zbulon abuzimin me ligjin dhe matrapazllëkun me pronat e Komunës.Prokuroria duhet ti merr ne hetime edhe bashkëpunëtorët e tij politik brenda dhe jashtë komunës se Prishtinës. Shpend Ahmeti duhet të përgjigjet për dallaveret me lëshimin e lejeve të ndërtimit, së bashku me vartësit e tij kryesor, pastaj edhe për zaptimin e pronave duke jua dhënë ato pushtetarëve dhe biznesmenëve , duke i pasuruar fëmijët, nipat dhe mbesat e çdo këshilltari komunal, deputeti apo ministri, me të cilin ka bërë marrëveshje

Për abuzimet e mëdha, të cilat i ka konstatuar Auditori Gjeneral, nuk duhet të mbetet kërkimi i llogarisë vetë te kryetari si individ, në drejtimin e komunës, por e gjithë qeveria komunale si organi kolektiv, secili zyrtar sipas detyrës që i është besuar. Pra, Prokuroria duhet ti merr ne hetime edhe bashkëpunëtorët e tij politik brenda dhe jashtë komunës se Prishtinës.

Shpend Ahmeti duhet të përgjigjet për dallaveret me lëshimin e lejeve të ndërtimit, së bashku me vartësit e tij kryesor, pastaj edhe për zaptimin e pronave duke jua dhënë ato pushtetarëve dhe biznesmenëve , duke i pasuruar fëmijët, nipat dhe mbesat e çdo këshilltari komunal, deputeti apo ministri, me të cilin ka bërë marrëveshje. Të gjitha këto materiale duhet ti dorëzohen prokurorisë dhe duke ia filluar nga Shpendi e deri tek personi i fundit të arrestohen, secili sipas peshës së përgjegjësisë që bije ndesh me ligjin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".