Serbia po paguan para për gratë që po lindin në Kosovë

  • G.G /
  • 03 August 2021 - 12:37
Serbia po paguan para për gratë që po lindin në Kosovë

Në Qendrën Shëndetësore në Pasjan të Gjilanit dje janë regjistruar tetë lindje.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se tetë foshnjat e porsalindura do të shpërblehen me nga 85 euro nga Qeveria serbe.

Sipas tij, në këtë maternitet, ku merr shërbime shëndetësore komuniteti serb, janë lindur 99 foshnja që nga fillimi i vitit 2021.

Ai ka falënderuar edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili, siç thotë ai, në vitin 2015 kishte investuar në renovimin e maternitetit në Pasjan, e ku, sipas Petkoviqit, çdo vit po shtohen lindjet e foshnjave.

(Kosova Sot Online)