Glauk Konjufca thotë se të gjithë deputetët kanë familjarë që punojnë në shtet, Ganimete Musliu përplaset me të

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 13:24
 Glauk Konjufca thotë se të gjithë deputetët kanë familjarë që punojnë në shtet, Ganimete Musliu përplaset me të

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dal me një propozim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët e opozitës në diskutimet e tyre folën për nepotizmin në punësimet në institucionet publike.

Konjufca ka propozuar cilido prej deputetëve që ka një familjar të punësuar nëpër institucionet publike, që të mos e marrë fjalën.

“Çka jeni 120(deputetë), kush e ka qoftë edhe një familjar në institucione publike, që merr rrogë prej buxhetit të shtetit, mos me fol hiç? Unë mendoj që nuk është asnjë. ”, tha Konjufca.

Pas kësaj, Konjufca i është drejtuar deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut, duke i thënë se edhe ajo e ka të punësuar motrën në shërbimin e jashtëm.

Musliu është përplasur pastaj me të, duke i thënë se ajo ka qenë e shkolluar në Gjermani dhe se është kryqëzuar vetëm pse është motra e saj.

“Motra e Ganes, si një kuadër i shkolluar në Gjermani me të gjitha nivelet, është kryqësu për një fakt gjenetik, vec pse është motra e Ganes. Ju e keni kriju këtë standart, tash duroni. Ti i ki 5 a 6 në institucione, a unë e kom vetëm një në rrethin e ngushtë e të gjerë. Është e turpshme që ti edhe sot të merresh me motrën e Ganes. Kur janë familjarë tonë, kryqëzohen, ndërsa kur janë familjarë të juaj e quani rastësi, profesionalizëm, i quani ekseklent.

(Kosova Sot Online)