Turqia vazhdon betejën me flakët, evakuohen njerëzit dhe kafshët

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 13:31
 Turqia vazhdon betejën me flakët, evakuohen njerëzit dhe kafshët

Turqia po përjeton zjarret më të këqija në të paktën një dekadë, tregojnë të dhënat zyrtare, me gati 95,000 hektarë të djegur deri më tani, krahasuar me një mesatare prej 13,516 hektarësh në vitet midis 2008 dhe 2020.

Që nga shpërthimi i zjarreve të mërkurën, 864 njerëz kanë marrë trajtim mjekësor dhe fatkeqëisht 8 kanë vdekur, tha ministri i shëndetësisë.

Disa lagje në qytetin turistik të Bodrumit u evakuuan, dhe mbi 1,100 banorë u dërguan në një pjesë tjetër të qytetit me gati 20 anije.

Fermerët turq nga ana tjetër po përpiqen të strehojnë kafshët e tyre në plazh, ndërsa zjarrfikësit luftojnë me zjarret në qytetin bregdetar turk Marmaris.

E dëshpëruar nga situata, Turqia ka bërë thirrje për ndihmë, dhe Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera i janë përgjigjur.

Shumë vullnetarë iu bashkuan zjarrfikësve në luftën me zjarret masive që kanë lënë pas dëm të pallogaritshme.

(Kosova Sot Online)