Ganimete Musliu: Prindon Sadriu bën filma nëpër institucione shtetërore

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 13:34
 Ganimete Musliu: Prindon Sadriu bën filma nëpër institucione shtetërore

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për punësimet familjare në institucione. Musliu e akuzoi Konjufcën që e ka linquar motrën e saj me emër e mbiemër për postin e saj në konsullatën e Kosovës në Gjermani, teksa e ka përmendur sërish bashkëshortin e presidentes Osmani, Prindon Sadriu që sipas saj bën filma në institucione.

“Ju si ministër jeni ministri i cili në studiot e KTV-së, të vetmen motrën time si diplomate të karrieres që e keni linqu me emër e mbiemër ka qenë Fatmire Musliu, si pasojë ajo që 6 vjet s’ka marrë gradë shkaku i penalizimit,  ndërsa familjarët që i përmende ti që kanë fillu në të njëjtin konkurs sikur që është Prindon Sadriu që bën filma nëpër institucione të shtetit. Veç pse keni qenë në koalicion me LDK-në, vllaun e Armend Zemajt e keni bërë ambasado. Ju keni shku në KTV, keni folë për motrën time si ambasadore politike derisa ajo është ambasadore e karrierës dhe kjo është e ultë. Më ke befasu se si e keni ulë nivelin”, tha Musliu.

Në kundër replikën e tij, Konjufca tha se si ministër se ka gjykuar motrën e deputetes Musliu për prejardhjen por për shkak të dy problemeve që ajo ka bërë si diplomate.

“Motrën tuaj se kam gjykuar asnjëherë për nga gjenet e prejardhja e saj e as për faktin që është motra juaj. Vendimet që i kam marrë vitin e kaluar çështja ka qenë dy probleme, problemi i sulmit të saj fizik që e ka bërë në konsulatë dhe e dyta është që ajo për 9 vite s’është kthyer asnjëherë në shërbimin e jashtëm të Kosovës brenda Kosovës dhe kur një diplomat nuk kthehet për 9 vjet në Kosovë është shkelje dhe e paligjshme”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)