Si i ndikon trurit të shikuarit e skenave me përmbajtje erotike?

  • G.G /
  • 03 August 2021 - 13:53
Si i ndikon trurit të shikuarit e skenave me përmbajtje erotike?

Pornografia është një platformë ku burrat dhe gratë mund të eksplorojnë dëshirat e tyre erotike. 

Shikimi i saj mund të rrisë epshin tuaj dhe madje të çojë në marrëdhënie më të lumtura. Sipas disa statistikave një në tre gra në SH.B.A. shikon rregullisht pornografi dhe 70 përqind e burrave të moshës 18 deri 24 vjeç vizitojnë faqet e pornografisë të paktën një herë në muaj. Mbrojtësit e Antiporn siç është YourBrainOnPorn dhe një grup i quajtur Fight The New Drug besojnë se përdorimi i pornografisë është një çështje e shëndetit publik për shkak të efekteve të saj në tru. Por çfarë i bën saktësisht trurit tuaj? Disa studime kanë treguar që “konsumimi” i pornografisë mund të ndikojë në ndyshimin e strukturës dhe funksionit e tij dhe duke shkaktuar sjellje të varësisë. Por cili është ndikimi më i madh që shkakton të shikuarit e videove me përmbajtje të tillla? 
 

Dopamina
Edhe të bërit seks edhe shikimi i pornografisë bëjnë që dopamina të lirohet në pjesën e trurit që është përgjegjëse për emocionet dhe të mësuarit. Në fakt, dopamina është neurotransmetuesi që bëhet më aktivi në raste të tilla. “Ndryshimi kryesor është “vërshimi” i dopaminës. Shikimi i skenave me përmbajtje erotike shkakton reagim dopaminergjik.” tha për Medical Daily në një email Joe Schrank ‐ specialist i varësisë dhe themelues i TheFix.com dhe Loft 107. Ky neurotransmetues shkakton rritje të dëshirës dhe kënaqësisë, ndërsa nivelet e tij rriten në varësi të përsëritjes së veprimeve të tilla. Përsëritjet e shpeshta dhe të vazhdueshme sjellin një gjendje ku truri bëhet i pandjeshëm ndaj efekteve të dopaminës. Këto rezultate u treguan në një studim të vitit 2014 të botuar në JAMA Psychiatry, ku gjatë këtij studimi për herë të parë u bënë skanimet e trurit të shikuesve të pornografisë. Studiuesit gjermanë zbuluan se niveli i ndryshimeve në tru lidhjej me “sasinë” e pornografisë që një person shikonte – sa më shumë që shikonin, aq më i ulët ishte aktiviteti i dopaminës në qendrat e trurit.

Kjo bën që truri të ketë nevojë për më shumë dopaminë çdo herë pasuese, në mënyrë që të ndiejë të njëjtat efekte. Si rezultat, kjo mund t’i japë një personi një arsye për të parë më shumë pornografi. Ndonjëherë, megjithatë, truri “lodhet” dhe ndalon prodhimin e dopaminës, e cila e lë shikuesin të dëshirojë më shumë kënaqësi me pamundësinë për ta arritur atë, sipas Gary Wilson, një mësues i fiziologjisë, i cili diskutoi temën gjatë një fjalimi në TEDx. Kjo mund të provokojë shikuesin të kërkojë pornografi më intensive për të arritur të njëjtën “lartësi”. “Truri i përgjigjet ndryshimit kimik. Duke qenë së kur dopamina lirohet ajo shkakton ndjenjë kënaqësie, truri primitiv dërgon mesazh për të përsëritur një sjellje të tillë.” tha Schrank.

Ai beson se pikërisht kjo është arsyeja pse varësitë bëhen kaq të vështira për t’u hequr. Njerëzit priren të supozojnë se kjo është thjesht një çështje e sjelljes; megjithatë, truri u përgjigjet stimujve të ndryshëm, qoftë shoppingut apo pornografisë. Brenda mendjes së një të varuri, ka gjithmonë një nevojë të vazhdueshme për të ndjerë atë stimulim të fortë.

Oksitocina dhe vazopresina
Kimikate të tjera të trurit që lirohen gjatë seksit ose pornografisë përfshijnë oksitocinën dhe vazopresinën. Këto hormone janë ato që e ndihmojnë personin të kujtojë kujtimet afatgjata. Ato funksionojnë duke formuar një lidhje të këndshme midis kujtesës tuaj dhe objektit që ju dha kënaqësi seksuale. Kjo krijon një valë ndjesie në të gjithë trupin, e ngjashme me atë të lartë. Në mënyrë tipike, seksi shkakton çlirimin e niveleve të serotoninës, e cila nga ana e tij çon në ndjenja qetësie dhe relaksimi. Sidoqoftë, nëse truri i shoqëron këto ndjenja me një përvojë pornografike, ajo më pas do ta drejtojë një person përsëri në pornografi, sa herë që lind dëshira seksuale në vend që ta drejtojë në një përvojë e vërtetë seksuale. 
 

Mendja pornografike dhe ajo e varur
Truri i një përdoruesi të pornografisë shpesh krahasohet me atë të një të varuri nga droga ose alkoolisti. Një studim i Universitetit të Kembrixhit 2014, i botuar në revistën PLOS ONE zbuloi striatumin ventral – një strukturë e trurit që luan një rol kyç në rrugët drejt kënaqësisë – e ndezur kur një alkoolist pa një foto të një pije. Tek të varurit nga pornografia, studimi gjeti aktivitete të ngjashme të trurit, por edhe pse ata kërkonin më shumë pornografi, ata në të vërtetë nuk e shijonin më shumë.

Studiuesit gjithashtu gjetën tre rajone në tru që ishin më aktive tek njerëzit me “sjellje seksuale të detyruar”, duke përfshirë striatumin ventral, korteksin cingulator anterior dorsal (përgjegjës për parashikimin e shpërblimeve) dhe amigdala (e përfshirë në përpunimin e rëndësisë së ngjarjeve dhe emocioneve). Këto rajone dihet gjithashtu se aktivizohen te të varurit nga droga kur u tregohet droga e tyre e zgjedhur. Mosha gjithashtu dukej se ndikonte në nivelin e aktivitetit të trurit në striatumin ventral derisa të varurit shikonin pornografi. Sa më i ri të jetë pacienti, aq më i lartë është niveli i aktivitetit. Këto zbulime ishin veçanërisht të rëndësishme, pasi që rajonet e kontrollit frontal të trurit vazhdojnë të zhvillohen në mes të viteve të 20 të një personi. Një çekuilibër në këto rajone mund të rrisë impulsivitetin dhe sjelljet e rrezikshme te pacientët më të rinj.
 

Madhësia e trurit
Truri pornografik jo vetëm që pasqyron aktivitetin tek të varurit, por gjithashtu ndryshon madhësinë në një mënyrë të ngjashme. Në të njëjtin studim gjerman, studiuesit zbuluan se vëllimi i lëndës gri në pjesën e djathtë të striatumit ishte më i vogël midis shikuesve të shpeshtë të pornografisë. Burrat që shikonin më shumë pornografi gjithashtu treguan më pak aktivitet në një zonë tjetër të striatumit, i njohur si putameni i majtë, i cili “ndriçohej” kur ekspozohej ndaj stimujve seksualë.

Këto ndryshime të trurit janë të ngjashme me ato që shihen tek të varurit nga kokaina, të cilët zhvillojnë anomali në zona, siç janë nucleus accumbens dhe striatum, të cilat janë përgjegjëse për të mësuarit, kujtesën, kënaqësinë dhe shpërblimin. Pavarësisht nga këto zbulime, është e ende paqartë nëse shikimi i pornografisë është ai që shkakton këto ndryshime të trurit ose nëse njerëzit me lloje të caktuara të trurit thjeshtë shikojnë më shumë pornografi. 

Truri pas pornos
Edhe pse pornografia është sigurisht e dobishme për të ndihmuar rreth eksplorimit dhe të mësuarit rreth dëshirave seksuale, këto studime nxjerrin në pah pasojat e mundshme në tru në rastet e të shikuarit të shpeshtë të pornografisë. Për këtë arsye, është e rëndësishme të mbani mend se moderimi është thelbësor. “Si me çdo gjë në jetë, përpjekja për ekuilibër është thelbësore”, këshilloi Schrank. “Truri gjithashtu kanë nevojë për shumëllojshmëri aktiviteti.”

(Kosova Sot Online)