Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 17 mijë e 322 vaksina

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 15:12
 Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 17 mijë e 322 vaksina

17 mijë e 322 doza të vaksinave Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani në vend janë administruar 445 mijë e 650 vaksina.

289 mijë e 743 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend, mbi 155 mijë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës. Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që nga kjo ministri dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Së fundmi kemi parë që numri i të infektuarve me koronavirus është rritur.

Rreth 80 për qind e rasteve të infektuara me këtë virus janë me variantin Delta.

(Kosova Sot Online)