Pamje të frikshme nga zjarri në Greqi

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 16:29
Pamje të frikshme nga zjarri në Greqi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të kryeqytetit grek. Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor dhe po përhapen me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse.

Ndërsa në përballjen me to është vënë edhe një helikopter rus, Barilev.

Edhe shtete tjera, përfshirë edhe Kosovën po përballen që disa ditë me zjarre.

Një gjendje më e rëndë është në Turqi, ku shumë qytetarë janë evakuuar tashmë.

(Kosova Sot Online)