Rama dy fjalë për Kurtin: Herët a vonë “Open Ballkan” do të mbështetet nga të gjithë

  • G.G /
  • 03 August 2021 - 16:54
Rama dy fjalë për Kurtin: Herët a vonë “Open Ballkan” do të mbështetet nga të gjithë

Iniciativa “Open Ballkan”, apo thënë ndryshe ajo e Minishengenit ka hasur në kundërshtimin e ashpër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo iniciativë deri tash është përqafuar nga tri shtete, Shqipëria, Maqedonia, Serbia.

Me rastin e hapjes së pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi,  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është drejtuar indirekt atij të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një postim në Instagram, ka thënë se “Open Ballkan” është e ardhmja e përbashkët evropiane dhe herët a vonë “këtë do ta mbështesin të gjithë”.

Rama siç duket këtë mesazh ia ka çuar indirekt Kurtit pasi që ky i fundit me tone shumë të ashpra e ka kundërshtuar këtë ide që synon lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve në rajonin e Ballkanit.

(Kosova Sot Online)