Murati njofton se është shkarkuar Dardan Nuhiu, pas përgjimeve të publikuara në media

  • A.P /
  • 03 gusht 2021 - 17:27
Murati njofton se është shkarkuar Dardan Nuhiu, pas përgjimeve të publikuara në media

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se Bordi Mbikëqyrës ka shkarkuar drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare.

Murati ka shkruar në Facebook se shkarkimi është bërë pas incizimeve të publikuara në media, ku implikohet drejtori Dardan Nuhiu.

“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, sipas përgjimeve të publikuara nga shqip.com, Dardan Nuhiu, është i përfshirë në shantazhe dhe emërime nëpër poste.

Në këto përgjime, thuhet se Nuhiu është i përfshirë edhe në shpërndarjen e informatave në lidhje me dyshimin për pastrim të parave dhe financim të terrorizmit tek autoritetet kompetente – tregon se i kontrollon edhe personat brenda drejtësisë.

(Kosova Sot Online)