Anija me turistë serbë në mes të detit në Shqipëri, jehon kënga serbe

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 17:35
Anija me turistë serbë në mes të detit në Shqipëri, jehon kënga serbe

Përveç kosovarëve të cilët e frekuentojnë me të madhe bregdetin shqiptar, atje këtë verë ka pasur shumë pushues edhe nga Serbia.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihen disa turistë serbë në një anije në mes të bregdetit shqiptar, duke u argëtuar nën tingujt e muzikës serbe.

 

Momente këngët në gjuhën serbe janë dëgjuar në plazhet e Shqipërisë janë regjistruar edhe në të kaluarën, gjatë ditëve të fundit janë publikuar edhe video tjera ku pushuesit nga Serbia argëtohen me muzikën e tyre në Shqipëri.

Këto video kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, dhe nuk janë pëlqyer nga kosovarët të cilët i kalojnë pushimet në Shqipëri.


(Kosova Sot Online)