FSK i largon banorët nga Rugova, zjarri po u rrezikon jetën

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 21:02
FSK i largon banorët nga Rugova, zjarri po u rrezikon jetën

Zjarri ka kapluar rajonin e Bjeshkëve të Rugovës dhe si pasojë e temperaturave të larta nuk po arrin të mbahet nën kontroll. FSK ka evakuuar banorët nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre.

Banorët e kësaj treve i kanë treguar se, FSK, së bashku me Policinë e Kosovës dhe me pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, kanë larguar banorët e disa pjesëve të Rugovës ku zjarri i është afruar shumë shtëpive të banimit. Ata janë nisur drejt qytetit të Pejës.

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.

Ndërkohë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që vetëm personat zyrtarë të vizitojnë zonat ku zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll.


(Kosova Sot Online)