Pas 10 vite në këtë pozitë, dje u shkarkua nga Kurti, kjo është pasuria e Dardan Nuhiut

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 10:45
Pas 10 vite në këtë pozitë, dje u shkarkua nga Kurti, kjo është pasuria e Dardan Nuhiut

Dardan Nuhiu, Drejtor i Inteligjencës Financiare është shkarkuar dje nga kjo detyrë, nga kryeministri Albin Kurti. Ai këtë detyrë e mbante për 10 vite me radhë, dhe duke qenë kështu ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Nuhiu ka deklaruar se posedon banesë, shtëpi dhe truall të gjitha në vlerën 370 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedonte një veturë BMW të cilën e kishte shitur më pas, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera.

Borxhet e tij për renovim shëpie, blerje trualli e shkollim të fëmijëve, kapin vlerën mbi 57 mijë euro.

Nuhiu ka deklaruar pagën vjetore afro 14 mijë euro në pozitën që e mbante deri dje, ndërsa bashkëshortja e tij në Pallatin e Rinisë merr mbi pagë mujore mbi 450 euro. Pasuria e tij e deklaruar në total kap vlerën rreth 400 mijë euro.

(Kosova Sot Online)