Bislimi: Stafi arsimor dhe nxënësit duhet të jenë prioritet për vaksinim!

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 11:24
Bislimi: Stafi arsimor dhe nxënësit duhet të jenë prioritet për vaksinim!

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, me rastin e afrimit të vitit të ri shkollor dhe rritjes së trendit të rasteve pozitive me Covid 19, fton Qeverinë për të vënë prioritet vaksinimin e stafit arsimor dhe të nxënësëve të të gjitha niveleve arsimore.

Pas vaksinimit të të moshuarave, të sëmurëve kronik, stafit shëndetësor dhe atyre të ekspozuarve ndaj virusit, nxënësit tashmë duhet të jenë prioritet absolut i vaksinimit, ka shkruar ai në rrjetin social.

Postimi i Donjet Bislimit në fb: Po ofrohemi drejt fillimit të vitit të ri shkollor dhe me këtë trend të rritjes së numrave të rasteve pozitive me Covid -19, rreziku është i lartë i eskalimit të sërishëm të sëmundjes.

Andaj, vaksinimi i stafit arsimor dhe i nxënësëve të të gjitha nivele arsimore duhet të jetë prioritet absolut i kësaj qeverie.

Shkollat janë vatra të përhapjes së virusit dhe pas vaksinimit të të moshuarave, të sëmurëve kronik, stafit shëndetësor dhe atyre të ekspozuarve ndaj virusit, nxënësit tashmë duhet të jenë prioritet absolut i vaksinimit!

(Kosova Sot Online)