Tërbohet i riu, ngacmon sek*ualisht stjuardesat dhe godet me grushte stafin e avionit

  • E.K /
  • 04 gusht 2021 - 11:56
 Tërbohet i riu, ngacmon sek*ualisht stjuardesat dhe godet me grushte stafin e avionit

Pasagjerët e një avioni që po udhëtonte për në Florida janë bërë protagonistë të një episodi aspak të hijshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se 22-vjeçari Maxwell Berry, teksa piu disa gota me alkool nuk mund të përmbante veten.

Djali u fut në tualet, e sapo doli nga aty filloi të bërtasë e të terrorizojë pasagjerët. Ai nisi të ngacmonte seksualisht dy stjuardese dhe i preku ato në vendet intime.

Më pas i riu goditi me grusht një pjesëtar personeli të aeroplanit. Për të neutralizuar 22-vjeçarin është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë, të cilët e kanë lidhur në sedilje dhe i kanë kërkuar të qetësohet.

(Kosova Sot Online)