U sterilizuan me forcë, qindra gra do të dëmshpërblehen me këtë shumë

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 12:47
 U sterilizuan me forcë, qindra gra do të dëmshpërblehen me këtë shumë

Gratë e sterilizuara pa pëlqimin e tyre do të dëmshpërblehen në Republikën Çeke, pasi Presidenti Milos Zeman këtë javë e nënshkroi ligjin për çështjen në fjalë.

Këto gra, shumica rome, do të dëmshpërblehen me nga rreth 11.700 euro nga qeveria, shkruan The Guardian.

Gëendolyn Albert, aktiviste për të drejtat e njeriut, e cila ishte në mesin e atyre që bënë fushatë për këtë dëmshpërblim, tha: “Kjo nënkupton që shkeljet e kryera kundër të gjitha atyre, që janë sterilizuar pa pëlqimin e tyre të informuar, njihen dhe mund të kompensohen.”

Punëtorët socialë përdorën masa nxitëse dhe kërcënime për t’i detyruar gratë që t’i nënshtroheshin sterilizimit nga viti 1966 deri më 2012. Askush nuk e di saktë se sa gra janë të prekura, por aktivistët besojnë se ka pasur disa qindra viktima.

Programi nxitës kishte përfunduar me rënien e regjimit komunist më 1989, por gratë që punonin akoma hutoheshin për të nënshkruar dokumente pëlqimi para lindjeve cezariane, ndërsa në disa raste nuk informoheshin që janë sterilizuar pas kryerjes së lindjes.

Disa të tjera u keqinformuan, duke u thënë se sterilizimi ka qenë procedurë që ua ka shpëtuar jetën.

Me aplikacionet e grave që pretendojnë se janë sterilizuar me forcë do të merret Ministria e Shëndetësisë, ndonëse ende nuk është dhënë njoftimi për atë se kur do të fillojë procesi.

(Kosova Sot Online)