Arrestohet një i dyshuar për 8 vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 13:56
Arrestohet një i dyshuar për 8 vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës

Sot hetuesit e stacionit Policor Qendra, pas një pune të gjatë hetimore, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa raste të vjedhjeve të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Bëhet fjalë për V. Gj, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me aktvendim të prokutorit të shtetit është dërguar në mbajtje, njofton policia,

“Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 8 raste të vjedhjeve ku i njëjti, dyshohet të jetë i përfshirë”.

(Kosova Sot Online)