Policia e Kosovës në veri ndalon kontrabandën e peshkut

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 15:32
 Policia e Kosovës në veri ndalon kontrabandën e peshkut

Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla  policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, sot në  fshatin Sarpel  KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke  hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

“Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës,  i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)