Pagat e deputetëve për tre muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 1 milionë euro

  • A.P /
  • 04 August 2021 - 17:01
Pagat e deputetëve për tre muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 1 milionë euro

Pagat e deputetëve për tre muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 1 milionë euro

Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës është konstituar me 22 mars të vitit 2021. Pagat dhe mëditjet e deputetëve për muajin prill, maj dhe qershor i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 1 milion e 64 mijë e 860 euro.

Këto të dhëna janë në raportin që e ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Pagat për muajin prill të 120 deputetëve i kushtuan buxhetit të shtetit 335 mijë e 843 mijë euro, ndërsa për muajin maj, kishte rritje në 358 mijë e 494 euro, avazi vazhdoi edhe për muajin qershor në 370 mijë e 522 euro.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miratoi raportin e shpenzimeve të Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.


(Kosova Sot Online)