Skandali i ri: Burri i Princeshës Eugenia shihet në një jaht luksoz me tre modele

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 09:22
 Skandali i ri: Burri i Princeshës Eugenia shihet në një jaht luksoz me tre modele

Një skandal i ri ka shpërthyer në Pallati Buckingham.

Këtë radhë skandali fokusohet në një person shumë të dashur për Mbretëreshën Elizabeth, Princeshë Eugenia.

Së fundmi bashkëshorti i saj Jack Brooksbank është parë në Itali me një jaht luksoz.

Ai nuk ishte vetëm por as nuk ishte me bashkëshorten etij Princesh Eugenia.

Brooksbank ishte në shoqrinë e tre modeleve të famshme me origjinë italiane Rachel Zalis, Maria Buçellati dhe Erica Pelosini për të cilat ai thotë se janë mikeshat e tij.

Në njërën nga fotot, të  publikuar nga “takimi” i tyre, Jack Brooksbank shihet duke përqafuar modelen dhe influencuesen, Maria Buçellati , ndërsa në një tjetër pranë tij, Erica Pelosini shihet duke bërë banjë dielli topless.

Disa ditë më parë, natyrisht, ai deklaroi se kishte ndërmend të bënte një udhëtim pune së shpejti dhe siç doli, ai ndoshta i referohej këtij takimi, pavarësisht faktit se meidat angleze përpiqen ta paraqesin atë si “një pushim nga jeta e tij bashkëshortore me princeshën “.

(Kosova Sot Online)