Dy breshka takohen për herë të parë në një video-telefonatë prej kufizimeve të COVID-19

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 09:34
 Dy breshka takohen për herë të parë në një video-telefonatë prej kufizimeve të COVID-19

Për shkak të kufizimeve nga COVID-19, dy breshka në Australi e zhvilluan takimin e tyre të parë përmes një telefonate me video.

Breshka Hugo the Galapagos jeton në Parkun Australian të Zvarranikëve në Somersby që nga viti 1963, dhe tani, në moshën 70 vjeç, ai është “gati të krijojë familjë”, thotë parku.

Partnerja e tij, Estrella, u transferua nga Kopshti Zoologjik Rostock në Gjermani. Ajo është 21 vjeç, por për një specie që jeton mbi 100 vjet, një hendek moshe nuk ka pse të jetë problem.

Estrella duhet të mbërrinte në park që në fillim të vitit 2020 por udhëtimi i saj u shty për në qershor të vitit 2021 për shkak të masave kufizuese të pandemisë.

Duke qenë se partnerja e Hugos duhet të qëndrojë në karantinë të detyrueshme deri në shtator, kujdestarët menduan që takimin e parë mes breshkave ta realizonin në një video telefonatë,  nëpërmjet aplikacionit Facetime.

Kujdestarët treguan se kimia mes tyre ishte fantastike.

Daniel Rumsey, kreu i Parkut Australian të Zvarranikëve tha se gjithnjë kanë dashur t’i gjejnë Hugos një të dashur dhe ky ishte hapi i parë i lidhjes mes breshkave.

https://fb.watch/7bjtw67w5I/

(Kosova Sot Online)