Vdes një person në një aksident në hyrje të Bresalcit të Gjilanit

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 09:53
 Vdes një person në një aksident në hyrje të Bresalcit të Gjilanit

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datë 04 gusht 2021 rreth orës 23:25 ne rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur  një aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete te udhëtarëve ne lëvizje.

Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveq dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat, ku kanë kërkuar ndihmë mjeksore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkat të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Ai ka thënë se sipas raporteve që i kanë marrë nga spitali, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga raportet që na i kanë dërgu nga spitali fatëmirësishtë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit dhe me vendin te tij, trupi i pa jetë i vozitësit që ka humnë jetën si pasoj e plagëve të marra në aksident, dërgohet në IML për obduksion. Hetimet rreth shkaqeve që kanë pru deri te ky aksident i randë janë duke i udhëheq policia e Kosovës në kordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)