I ranë përmbi dyert e metalit: Detaje nga vdekja e 6 vjeçarit nga Gjilani

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 10:10
I ranë përmbi dyert e metalit: Detaje nga vdekja e 6 vjeçarit nga Gjilani

Një fëmijë në moshën 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi janë rrëzuar dyert e metalit në oborrin e tij.

Në raportin e policisë thuhet se “Në rrethana të panjohura janë rrëzuar dyert e metalit  nga të cilat është lënduar një fëmijë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashanin për ta konfirmuar vdekjen e gjashtë vjeçarit.

“Po fëmijë ka ndërruar jetë sot”, ka thënë ai.

Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar edhe babi i tij, Musli Matoshi përmes një postimi në ‘facebook’.

“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekë djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!

T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…

Varrimi bëhet nesër , me kohen e Xhumasë ( nesër ), në Vërbicë të Kmetovcit /Gjilan”, ka shkruar ai

(Kosova Sot Online)