29-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 11:59
29-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një 29-vjeçar me iniciale A.M. ka tentuar të vetëdigjet paraditen e sotme.

Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur tek ish-Nisharaku, ku i riu në kushte rënduara psikologjike është përpjekur t’i vënë flakën vetes me benzinë.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të hetuar shkaqet.

“Rreth orës 10:00, tek Ish-Nisharaku, dyshohet se kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shtetasi A. M., 29 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)