Gjendet trupi i pajetë i viktimës nga zjarret në rajonin Kumanovës

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 14:42
 Gjendet trupi i pajetë i viktimës nga zjarret në rajonin Kumanovës

Pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të  gruas 59 vjeçe, shkruan Alsat.

Trupi u gjet në gërmadhat e shtëpisë në fshatin Çellopek. Rasti në fjalë paraqet viktimën e parë nga zjarret që kanë kapluar vendin.

(Kosova Sot Online)