Zjarr i madh në hyrje të Gjakovës

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 14:54
 Zjarr i madh në hyrje të Gjakovës

Një zjarr i madh është ndezur në afërsi të një fabrike në hyrje të Gjakovës, raporton një lexues i medias nga vendi i ngjarjes.

Sipas lexuesit, ne vendngjarje janë parë edhe zjarrëfikësit, teksa thotë se flakët po depërtojnë edhe në rrugë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa për rastin media ka kontaktuar edhe Policinë e Gjakovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Nuk dihet nëse nga zjarri ka ndonjë person të lënduar.

Media do të ju sjellë informacione në vazhdimësi për këtë rast.

(Kosova Sot Online)