Policia flet për zjarrin e madh në hyrje të Gjakovës

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 15:14
 Policia flet për zjarrin e madh në hyrje të Gjakovës

Një zjarr i madh ka kapluar ish-fabrikën e elektromotorëve në hyrje të Gjakovës.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa për rastin ka folur Nysret Xhurkaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Gjakovës.

“Rasti ka ndodh, zjarri ka përfshirë ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe zjarrëfikësit iu kanë përgjigj rastit dhe janë në vendin e ngjarjes”, tha Xhurkaj.

I pyetur nëse nga zjarri është lënduar ndonjë person, ai tha se nuk ka informacione të tjera përveç konfirmimit se zjarri ka ndodhur.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga vendi i ngjarjes:

(Kosova Sot Online)