U parkua në trotuar, gjobitet shoferi në Ferizaj

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 16:00
U parkua në trotuar, gjobitet shoferi në Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka identifikuar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve, sipas policisë, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt.

Sipas policisë në Ferizaj, kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia bëri të ditur se e ka ftuar shoferin B.E ( M/K) i moshës 34 vjeçar në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet nga policia.


(Kosova Sot Online)