I vodhi afro 12,000 euro dhe sulmoi zyrtarët policorë, një muaj paraburgim ndaj prishtinasit

  • A.P /
  • 05 gusht 2021 - 17:08
I vodhi afro 12,000 euro dhe sulmoi zyrtarët policorë, një muaj paraburgim ndaj prishtinasit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.H. për shkak të veprave penale Vjedhje e rëndë dhe veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.H. e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.H. me datë 29.06.2021, në Prishtinë, me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme, vetit t’i sjellë përfitim të kundërligjshë, në bashkëkryerje dhe me dy persona tani për tani të panjohur janë afruar afër derës së automjetit të dëmtuarit E.B. Në atë moment ai hapur derën me forcë, ka arritur që të futet brenda dhe nga aty ka vjedhur një çantë në vlerë rreth 1,000 euro një kuletë në vlerë rreth 100 euro, në të cilin kishte dokumente personale të dëmtuarit , një çantë të vogël në vlerë prej 100 euro në të cilën kishte 700 euro para të gatshme si dhe një orë dore të tipit “ Roleks “, në vlerë rreth 10.000 euro. Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.08.2021 rreth orës 00:40 në Prishtinë , i pandehuri ka sulmuar zyrtarët policorë, tani të dëmtuarit L.K. dhe A.S., gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor tentojnë ta arrestojnë të pandehurin, i njëjti me veturën e tij kishte tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo kishte shkaktuar aksident të komunikacionit duke goditur një automjet tjetër, e më pas kur zbret nga automjeti i tij me dashje i sulmon dy zyrtarët policor me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me që rast të njëjtit pësojnë edhe lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.


(Kosova Sot Online)