Policia identifikon 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 21:37
Policia identifikon 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, ka realizuar sot një operacion në lagjen Velania në Prishtinë, me ç ‘rast janë identifikuar 22 shtetas nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qenë me qëndrim të pa rregullt në Kosovë.

Policia njofton se “shtetasit e potencuar lart kanë qenë të ndarë në tri familje disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre”.

“Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç ‘rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e depërtimi të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Policia më tej thotë se “shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës”.


(Kosova Sot Online)