Ky është polici i Kosovës që vdiq nga COVID 19, sot i jepet lamtumira e fundit

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 11:26
Ky është polici i Kosovës që vdiq nga COVID 19, sot i jepet lamtumira e fundit

Të enjtën ka ndërruar jetë zyrtari policor Hevzi Shabani në QKUK në Prishtinë, pasi i njëjti ishte i shtrirë në këtë spitale si pasojë e trajtimit nga infektimi me COVID-19 ka njoftuar Ismet Hashani zyrtar për emdia në policinë e Kosovës në Gjilan.

I ndjeri është lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karrierën e fillojë në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar për koleget dhe komunitetin.

Viteve të fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit Policor të Novobërdës, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qenë shembull për të gjithë ne.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit.

(Kosova Sot Online)