Richard Grenell publikon foto me të dashurin tij nga pushimet në Shqipëri

  • G.G /
  • 06 August 2021 - 11:29
Richard Grenell publikon foto me të dashurin tij nga pushimet në Shqipëri

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti.

Ai po qëndron në jug të vendit, saktësisht në Jalë nga ku tashmë disa herë ka ndarë pamje në llogarinë e tij në Instagram.

Grenell edhe mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi me partnerin e tij Matt Lashey duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke promovuar bregdetin shqiptar.

Kujtojmë se Grenell erdhi në Shqipëri pak ditë më parë ku u takua me kryeministrin Edi Rama si dhe me presidentin Ilir Meta.

(Kosova Sot Online)