Zjarr gjigant në mes të Stambollit

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 12:35
 Zjarr gjigant në mes të Stambollit

Një zjarr gjigant ka nisur mesditën e sotme në një magazinë logjistike në Stamboll. 

Shtëllungat e mëdha të tymit në qiell kanë frikësuar mjaft banorët, ndërkohë që Turqia është duke u përballur me një situatë të vështirë me zjarret në jug-perëndim të vendit.

Zjarri ra në lagjen Esenyurt, ndërsa për fat të mirë nuk ka njoftim për të vdekur.

Një numër i madh zjarrfikësesh ndodhen në zonë për të shuar flakët, të cilat kanë pushtuar një zonë të gjerë.

(Kosova Sot Online)