Pritet të zgjatet orari i klubeve të natës

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 15:11
 Pritet të zgjatet orari i klubeve të natës

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar se në takimin e sotëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është diskutuar të zgjatet orari i klubeve të natës.

Në njoftim bëhet e ditur se është biseduar që orari i klubeve të natës të fillojë nga ora 23:00, deri në irën 03:00 pas mesnate.

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin e OHT-së bëhet e ditur se është marrë vendim që vaksina anti-COVID të jetë obligative për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.

Nga OHT-ja kanë bërë të ditur se këto vendime pritet të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht, stafit punues të këtyre sektoreve do t’u kërkohet dëshmia e vaksinës nga data 12 gusht, ndërkaq qytetarëve nga data 20 gusht.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës.

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi.

(Kosova Sot Online)