Beka: Ka zjarrfikës të mllefosur, gjendja jonë është e rëndë

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 17:38
Beka: Ka zjarrfikës të mllefosur, gjendja jonë është e rëndë

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka ka thënë se gjendja e zjarrfikësve në Kosovë është mjaft e rëndë.

Beka ka thënë se pavarësisht gjendjes në të cilën gjenden zjarrfikësit, situatën e kanë menaxhuar mirë.

“Ne e kemi menaxhuar gjendjen shumë mirë dhe kemi qenë në komunikim me gjithë kryetarët dhe me shoqatat. Ne kemi kërkuar që tash për momentin primare është angazhimi maksimal në shuarjen e zjarrit edhe pse ka pakënaqësi të shumta”, ka thënë ai.

Më tutje, sindikalisti i zjarrfikësve tha se ka pasur zjarrfikës të mllefosur dhe të pambështetur këtyre ditëve.

“Ka pas njerëz që i kuptojmë, të mllefosur dhe të pambështetur. Askush nuk u ka ofruar as ushqim edhe pse kanë punuar jashtë orarit. Është dashur që forcave për mbrojtje dhe shpëtim t’u ofrohet ushqim por as kjo nuk ka ndodh”, ka thënë më tutje ai. 


(Kosova Sot Online)