Konstituohet Kryesia e re e PDK-së

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 17:40
Konstituohet Kryesia e re e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës e konstituuar sot Kryesinë e re të partisë.

Përmes një njoftimi për media, nga kjo parti është bërë e ditur se në mes të anëtarëve të rinj të Kryesisë është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Ai tha se Partia Demokratike të Kosovës ka kandidatët më të mirë dhe më kredibil për të udhëhequr me komunat dhe qytetarët e Kosovës do të vlerësojnë përkushtimin dhe angazhimin e kandidatëve të PDK-së të cilët do të ofrojnë programin më të mirë qeverisës për të udhëhequr komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur sot mbledhjen konstituive me anëtarët e Kryesisë së re të PDK-së.

Një ditë pas miratimit në Këshillin Drejtues, Kryesia e re e PDK-së, ka nisur menjëherë punën dhe ndarjen e detyrave për të punuar në realizimin e programit të PDK-së dhe vizionit të kryetarit të ri, për të realizuar reformat për fitoret e ardhshme për PDK-në dhe Kosovën

Lideri i opozitës, Memli Krasniqi ju dëshiroi mirëseardhje në PDK anëtarëve të rinj të Kryesisë të cilët i janë bashkuar PDK-së dhe vizionit të saj si parti shtet formuese.

Ai po ashtu ka uruar edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së PDK-së që janë rritur politikisht në parti e që tani kanë arritur të përfaqësohen në Kryesi.

Kreu i PDK-së edhe gjatë mbledhjes së Kryesisë, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë për Kryesinë e re, e cila siç tha ai, ka para vetes shumë punë e sfida drejt arritjes së fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme. 

Në këtë takim të parë të Kryesisë, kryetari i PDK-së ka diskutuar edhe për përgatitjet e deritashme për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai tha se Partia Demokratike të Kosovës ka kandidatët më të mirë dhe më kredibil për të udhëhequr me komunat dhe qytetarët e Kosovës do të vlerësojnë përkushtimin dhe angazhimin e kandidatëve të PDK-së të cilët do të ofrojnë programin më të mirë qeverisës për të udhëhequr komunat e Kosovës.

Nga ana tjetër edhe anëtarët e Kryesisë së re të PDK-së falënderuan kryetarin Memli Krasniqi dhe Këshillin Drejtues për besimin e dhënë dhe mundësinë e ofruar për të dhënë kontribut në vizionin e PDK-së për të ardhmen e Kosovës.

(Kosova Sot Online)